Një skandal i madh ka plasur te Kosova. Pas humbjes me Rumaninë, trajneri i dardanëve ka përjashtuar tre yjet e ekipit, Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.
Sipas IndeksiOnline, tre lojtarët kanë thyer rregulloren e ekipit pasi janë kthyer në hotel në orën 2 pas mesnatës. Portieri Muriqi ka shkuar një hap më tej teksa ka kërkuar të fus femra në hotel para ndeshjes me Rumaninë, por nuk është lejuar nga sigurimi. /Sport Ekspres/