Boksierja italiane Angela Carini në mes të ndeshjes ia dorëzoi fitoren Imane Khelif nga Algjeria në Lojërat Olimpike në Paris. Imane Khelif u skualifikua nga Kupa e Botës në Nju Delhi vitin e kaluar, sepse nuk e kaloi testin e pranueshmërisë. U zbulua se ajo kishte lindur mashkull dhe nuk lejohej të konkurronte me femra.
Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), organizatorja e Kampionatit Botëror, tha në atë kohë se Imane “po pretendonte të ishte një grua”. Në bazë të testeve ata zbuluan se Imane ka kromozome XY (gratë zakonisht kanë XX çifte kromozomesh, kurse meshkujt XY), shkruan “The Times”.
Megjithatë, Imane Khelif iu dha drita jeshile për të garuar në Lojërat Olimpike të Parisit në kategorinë 66 kilogramë, gjë që zemëroi garuesit e tjerë. Përpara ndeshjes, Angela Carini shprehu shqetësimin e saj se duhej të luftonte kundër një burri të provuar biologjikisht.
Pikërisht në fillim të ndeshjes, Angela mori një goditje jashtëzakonisht të fortë dhe menjëherë vendosi të dorëzohej. Ajo hoqi dorezat dhe u gjunjëzua në dysheme në lot duke mos provuar më tej forcën kundrejt një burri…femër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Today, Angela Carini had her Olympics dreams shattered by Imane Khelif, a male boxer.
It is suspected that he BROKE HER NOSE.
Don’t let this pass quietly. MEN SHOULD NOT BE ALLOWED TO BEAT WOMEN FOR SPORT.
SAVE WOMEN’S SPORTS. pic.twitter.com/i5GMdgWrwb
— Hazel Appleyard (@HazelAppleyard_) August 1, 2024
Algeria‘s biological man Imane Khelif has beat Italy’s Angela Carini after only 45 sec in 66 kg boxing preliminaries at the #Olympics.
What a disgrace!
What about the rights of biological female athletes?
Where are all the feminists when you need them?pic.twitter.com/KOV9rLKZ2K— Velina Tchakarova (@vtchakarova) August 1, 2024