Skënder Gega është ulur në stolin e Partizanit dhe të kuqtë kthehen te fitorja. Kryeqytetasit kanë mundur Lacin në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Elekes në minutën e 40 pas një gabimi të portierit kundërshtar që në dëshirën për të larguar topin, sfera u përplas në trupin e Elekes dhe më pas shkoi në rrjetë.
Në fund Partizani kontrolloi qetësisht lojën dhe ishim shumë pranë dyfishimit të rezultatit, por Keko nuk konkretizoi dot. Një tre pikësh qetësie për Partizanin që mban një distancë me Elbasanin dhe tani mund të përgatis më i qetë derbin me Tiranën. Nga ana tjetër, Skënderbeu ka shkatërruar Dinamon, 4-1. Miqtë shënuan të parët me Qardakun në minutën e 9, ndërsa Nikaj në të 55, do të barazonte rezultatin. Më pas skena iu la Nasr që me tre gola, përmbysi i vetëm ndeshjen në 4-1. /Sport Ekspres/