Skuka i jep barazimin Partizanit, të kuqtë largohen të pamposhtur nga Talini

Nuk ka fitues në Talin. Partizani largohet me një barazim nga transferta estoneze. Përballja kundër Nome Kaljusë ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me gola.

Vendasit kaluan të parët në epërsi. Matias Menilani zhbllokoi rezultatin në minutën e 47, por festa zgjati vetëm 4 minuta. Kur po kronometrohej minuta e 51-të, Xhuljano Skuka e dërgoi topin në rrjetë dhe fiksoi shifrat në ato përfundimtare 1-1. Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në Tiranë një javë më vonë./Sport Ekspres/