Pak kush mund ta mendonte, por Portugalia rrezikoi eliminimin përballë Sllovenisë. Ballkanasit ishin për t’u duartrokitur, teksa vendosja mjaft e mirë në fushën e lojës bëri që koha e rregullt të mos njihte fitues. Në pjesën e parë të kohës shtesë portugezët fituan një 11 metërsh, por Ronaldo dështoi ta kalonte topin pas shpinës së Oblakut.
As 120 minuta nuk u mjaftuan luzitanëve, që shpresën e fundit e patën te ruleta e penalltive. Mungesa e përvojës bëri të vetëm, teksa sllovenët i gabuan të treja penalltitë e para. Portieri Kosta u kthye në heroin e Portugalisë, pasi me tre pritjet e tij e dërgoi skuadrën më çerekfinale, atje ku i pret një rival i fortë si Franca. Ndërkohë, Sllovenia mund të largohet me kokën lart, pasi këtë mbrëmje i shkaktoi jo pak probleme me zemrën tifozëve kundërshtarë./Sport Ekspres/