“Socca EuroCup 2025”/ Shqipëria merr fitoren e parë në grup, mund Turqinë 3-1

Kombëtarja shqiptare “Socca 6×6” në minifutboll ka arritur fitoren e parë në fazën e grupeve të “Socca EuroCup 2025”, duke mundur Turqinë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë.

Kuqezinjtë triumfuan me përmbysje, falë golave të Bernad Gllogjanit (2) dhe Steven Kodrës.

Trajneri Irtan Sejko e nisi takimin me këtë formacion titullar: Kejd Myrta (portier), Klejdis Branica, Rej Xhaferi, Flavio Prendi, Giovani Hoxha dhe Guido Tepshi.

Turqia kaloi e para në avantazh, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 6-të me golin e Ali Aytac. Shqipëria reagoi në fundin e pjesës së parë, duke barazuar me anë të Steven Kodrës.

Në pjesën e dytë, skuadra kuqezi dominoi dhe përmbysi gjithçka me dy gola të shënuar nga Bernad Gllogjani, duke e mbyllur ndeshjen me fitoren 3-1.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e tretë në grup mbrëmjen e sotme ndaj Gjermanisë, në ora 20:00.