Sokol Cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në minutën e 71-të të takimit miqësor që Koniaspori ka zhvilluar kundër Goricës. Megjithatë goli i tij nuk ka mjaftuar për të marrë fitoren.
Kroatët kanë barazuar rezultatin vetëm 10 minuta më vonë. Shtigleci ishte ai që vulosi shifrat përfundimtare në 1-1. Koniaspori do të zhvillojë edhe një tjetër takim miqësor përpara se të fillojë kampionatin, atë kundër Udinezes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/