“Sokol Kushta duhet t’i mbaj fjalim lojtarëve para Serbisë”, Ilir Alliu i jep një mendim Silvinjos: Duhet ta ftoj, nuk kemi pasur si ai 

Ilir Alliu, ish-futbollisti i Kombëtares ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”. Alliu ka hedhur një ide të vecantë duke i bërë një thirrje Silvinjos për të ftuar Sokol Kushtën që të mbaj një fjalim para ekipit duke qenë një figurë që ka përballur një presion dhe emocion të tillë, në një ndeshje si ajo kundër Serbisë, për t’ia lehtësuar sadopak barrën futbollistëve. 

“Do të jetë shumë e mirë dhe e domosdoshme që të përdorim modelin kundër Serbisë, lojtarët që kanë luajtur në ndeshje të tilla dhe me ngarkesa të tilla. Do isha shumë pro idesë që Sokol Kushta të mbante një fjalim para lojtarëve para ndeshjes me Serbinë, do flasi me forcën e shembullit që ka përballuar ndeshje të këtij intensiteti dhe në një periudhë shumë më të vështirë se tani.  

Atëherë futbolli jugosllov ka qenë në formë shumë më të mirë sesa ekipi që ka Serbia tani. Në kujtesën time, futbollist me mentalitetin e duhur për të hyrë në fushë si Sokol Kushta as nuk kemi pasur dhe as nuk kemi, me aq sa e kam njour unë”, tha Alliu. /Sport Ekspres/