A do të shënojë një gol Armando Broja para ndeshjes me Serbinë? Tifozët shqiptarë kërkojnë që sulmuesi të zhbllokohet në Premier League dhe të jetë më i qetë psikologjiksht para derbit të madh të Ballkanit që do të kemi me Serbinë.
Megjithatë Broja po vuan ende te Evertoni teksa pas dy ndeshjeve si titullar, është ulur sërish në stol, dy herë radhazi. Këtë herë në transfertën ndaj Fulham, atje ku shihet se sulmuesi shqiptar ndodhet në stol, ndërsa në ndeshjen e fundit me Ipsëich nuk u aktivizua për asnjë minutë.
Por ky takim me Fulham mund të ishte ndoshta “shansi i fundit” për Brojën. Kjo pasi shqiptari ka qenë pjesë e Fulham në huazim dhe nuk u aktivizua kurrë te kjo skuadër. Me dëshirën e madhe për hakmarrje dhe ndoshta në të vetmen ndeshje nga të ngelurat ku motivimi është i madh, përtej normales, Broja mund të shënonte gol vetëm kundër Fulham. Për fat të keq, Moyes ka vendosur që të qëndrojë në stol me shqiptarin dhe të aktivizojë Beton, pasi Broja do të rikthehet te Chelsea në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/