Spaleti ka bërë zgjedhjet e tij përfundimtare. Trajneri i Kombëtares italiane ka publikuar listën me 26 lojtarë që do të marrë me vete në Gjermani. Spaleti ka larguar nga grumbullimi portierin e Lacios, Provedelin, si dhe lojtarët Riçi (Torino) dhe Orsolini (Bolonja).
Në listën përfundimtare të portierëve gjenden emrat e Donarumës, Meretit, dhe Vikarios, ndërsa prapavija përbëhet nga 10 lojtarë. Bëhet fjalë për Bastonin, Belanovën, Buonxhornon, Kalafiorin, Kambiason, Darmianin, Di Lorencon, Dimarkon, Gatin dhe Mançinin.
Ndërkohë në mesfushë janë përzgjedhur Barela, Kristante, Faxholi, Folorunsho, Fratezi, Zhorzhinjo dhe Pelegrini. Sa i përket repartit të sulmit, Spaleti ka vendosur të marrë me vete Kiezën, El Sharauin, Raspadorin, Reteguin, Skamakën dhe Cakanjin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/