Spanja nuk është e paprekshme! Andorra mban topin në 16% të kohës, por kërcënon 4 herë portën e iberikëve

Spanja është padyshim rivali më i vështirë në grupin B të Kampionatit Europian. Por, megjithëse qendrojnë dukshëm mbi të tjerët, spanjollët kanë treguar sot se nuk janë të paprekshëm. Iberikët janë duke luajtur një takim miqësor kundër Andorrës, të cilin po e udhëheqin me shifrat minimale 1-0.

Sigurisht që mbajtja e topit është e gjitha në favor të furisë së kuqe, që ka mbajtur sferën në këmbë në 84% të kohës. Por pavarësisht kësaj statistike, kërcënimet drejt portës kanë qenë thuajse në baraspeshë për të dyja Kombëtaret. Spanja ka provuar golin në 5 raste, por vetëm 3 kanë përfunuar në portë. Në krahun tjetër Andorra numëron 4 përpjekje për gol, ndër të cilat vetëm 2 kanë përfunduar në rrjetë./Halit Deliashi-Sport Ekspres/