Spanjë-Francë ka argëtuar tifozët mbrëmjen e sotme. Një përplasje titanësh që ka prodhuar një spektakël me 9 gola. Iberikët kanë arritur të dalin fitimtarë me shifrat 5-4 në këtë gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Niko Uilliamsi zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të të takimit, ndërsa 3 minuta më vonë Merino dyfishoi shifrat.
Pjesa e dytë nisi përsëri me epërsinë e spanjollëve. Jamali në minutën e 54-t dhe Pedri në minutën e 55 i dërguan shifrat në 4-0. Mbapeja ngushtoi shifrat në minutën e 59, por Jamali tundi përsëri rrjetën e francezëve në minutën e 67. “Gjelat” nisën reagimin e tyre me anë të Sherkit, Vivianit dhe Kolo Muanisë, të cilët shënuan përkatësisht në minutata 79′, 84′, 90’+4′. Por golat e tyre nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. Spanja arrin kualifikimin në finale të Ligës së Kombeve, ku më 8 qershor ylli i së ardhmes, Lamin Jamali, do të sfidojë një nga yjet më të mëdhenj të së shkuarës së afërt, Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/