“Stafi teknik do t’i nënshtrohet analizës, reagim i menjëhershëm”! Duka reagon pas barazimit në Letoni: Nuk ka mbaruar akoma 

Shqipëria ka barazuar në shifrat 1-1 kundër Letonisë në transfertë. Një barazim zhgënjyes i Kombëtares tonë që minimizon shanset për të shkuar në Botëror. Ndërkohë menjëherë pas takimit, kreu i FSHF, Armand Duka, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 

“Ndeshja në Letoni nuk ishte ajo që do donim të shihnim, apo rezultati që do duhej të merrnim. Gabuam në disa raste dhe kundërshtari shfrytezoi në gabimet tona. Dalim me vetëm një pikë nga kjo ndeshje, teksa duhet t’i merrnim te treja. 

Kemi bërë gjysmën e ndeshjeve eliminatore dhe gjysma tjeter e mbetur na imponon të jemi me mendësi e energji krejt të tjera. 

Kuptoj dhe mirëkuptoj sensitivitetin e çdokujt për ekipin tonë kombëtar dhe mbarëvajtjen e tij. 

Nuk arritem të merrnim fitoren, por gara vazhdon, kemi ende dhe një gjysme rruge përpara. Asgjë nuk është mbyllur dhe asgjë nuk ka mbaruar për asnje nga rivalët tanë. Natyrisht, ne na duhet të rikthehemi në shtator më të kthjellët dhe më me uri e grintë për të marrë maksimalen e për të bërë rezultat e fitore edhe aty ku askush tani nuk mund ta mendoje. 

Dhe për të arritur ketu stafi teknik duhet t’1 nenshtrohet një analize bazike siç edhe përherë bën, por që këtë radhë kam bindjen që do të prodhoje një reagim të menjëhershëm. 

Luajtëm 4 sfida, kemi edhe 4 të tjera. Njohim forcën e rivalëve sikundër edhe ata njohin mirë peshën dhe rrezikun tonë. Do të luajmë deri në sekondën e fundit të gjitha shanset e mundësitë tona që ende i kemi në këmbët tona! 

A mund të merrnim më shumë? Natyrisht po, por ky është futbolli! 

A kemi gabime në lojë që kerkojne të analizohen me qetësi e maturi. Patjetër. Si çdo ekip tjetër. Ne do të vazhdojmë fort dhe me besim garën tonë ende të hapur. 

Sepse, Ne jemi Shqiperia! 

Do të provojmë e sakrifikojmë deri në pasin e fundit të mundësive që kemi! 

Rikthehemi në shtator!”