Statistika e frikshme e Barcelonës që tregon poshtërimin: Real Madridi nuk preku top në fushën e katalanasve për 24 minuta 

Kur Real Madrid kaloi në epërsi 2-0 në minutën e 14 ndaj Barcelonës, pakkush besonte se katalanasit do ta poshtëronin kështu rivalin e tyre më të madh në pjesën e parë.

Gjithsesi, katër golat e pësuar nga minuta e 14 deri në minutën e 45-të janë problemi më i vogël, sepse ajo që ndodhi nga momenti kur mbretërit shënuan golin e dytë (13:39) deri në minutën e 38 të ndeshjes (37:32) është vërtet poshtëruese për një gjigant si Reali.

Në ato 24 minuta, lojtarët e Realit nuk e prekën topin në fushën e Barcelonës. Dhe pas kësaj nuk është çudi që tifozët e klubit mbretëror i pritën lojtarët në Madrid me pankartën ‘Turp’. 

“Pasi kaloi në epërsi 2-0 në El Clasico, Real Madridi nuk e preku topin në gjysmën e fushës së Barçës për periudhën nga ora 13:39 deri në 37:32. Lojtarët e Barcelonës vrapuan 10 kilometra më shumë në atë periudhë”, sipas TNT Sports. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/