Statistika e pabesueshme/ Ilir Daja kishte të drejtë, Dinamo nuk ka shënuar ende golin e parë në 2026

2026 ka nisur mirë për disa ekipe dhe shumë keq për disa të tjerë në Superiore. Dinamo është mes ekipeve që ka një ecuri shumë negative dhe aspak pozitive. Asnjë fitore për këtë vit, ku numëron dy barazime dhe dy humbje.
Dy humbjet kanë ardhur me rivalët direkt për titull, Elbasanin dhe Vllazninë, ndërsa dy barazimet me rivalë më të lehtë në letër, Bylisi dhe Teuta. Por ajo që është akoma më e pabesueshme është fakti se në katër këto ndeshje, Dinamo ka pësuar katër gola dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Pra Dinamo nuk ka shënuar ende golin e parë në këtë vit 2026 në Superiore dhe kjo i jep të drejtë fjalëve të Ilir Dajës se duhej ndërhyrje në merkato. /Sport Ekspres/