Statistikat / Ja sa përfituan klubet e Kategorisë së Parë nga mbështetje financiare për futbollistët e moshës 16-21 vjeç

Për të tretin vit radhazi, Federata e Futbollit zbatoi me sukses programin e incentivimit për futbollistët e moshës 16–21 vjeç, të cilët aktivizohen në Kategorinë e Parë.

Gjatë sezonit futbollistik 2024/2025, FSHF ka shpërndarë një fond prej 13,289,798 lekësh të rinj për klubet pjesëmarrëse në këtë kategori, konkretisht: Apolonia, Erzeni, Burreli, Kukësi, Korabi, Kastrioti, Vora, Valbona dhe Pogradeci.

Në total, për tre vitet e fundit, vlera e mbështetjes financiare të shpërndarë nga FSHF në kuadër të këtij programi arrin në 31,173,554 lekë të rinj, duke konfirmuar edhe një herë angazhimin për zhvillimin e futbollit të moshave dhe rritjen e bazës së lojtarëve të rinj në vendin tonë.