Armando Sadiku ishte pjesë e panelit të emisionit “Kampionët” në “TV Klan”, ku nuk i ka shpëtuar pyetjeve për Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi 33-vjeçar ka përzgjedhur formacionin më të mirë të Shqipërisë, duke përfshirë lojtarët që morën pjesë në EURO 2016 dhe ata që morën pjesë në EURO 2024.
Sadiku është vendosur përballë dy alternativave, ndër të cilave i është dashur të zgjedhë njërën. Vendimi më i vështirë ishte në qendër të mbrojtjes mes Gjimshitit dhe Lorik Canës. Ndërkohë, ai ka lënë jashtë 11-shes Armando Brojën, Ramadanin dhe Mitajn. Gjithashtu, Sadiku ka vlerësuar paraqitjen e sulmit të Shqipërisë në EURO 2024 me notën 5./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Formacioni i Sadikut:
Strakosha (Berisha) – Hysaj i vitit 2016 (Hysaj 2024), Ajeti (Mavraj), Cana (Gjimshiti), Agolli (Mitaj) – Xhaka (Ramadani), Asllani (Kukeli), Basha (Laçi) – Bajrami (Lenjani), Roshi (Asani), Sadiku (Broja)
Trajner: Silvinjo (De Biazi)