Frozinone ka mposhtur sot me shifrat 3-0 Volosin. Skuadrat kanë testuar lojtarët në një takim miqësor, që pa si protagonist edhe Marvin Çunin. Sulmuesi shqiptar ishte titullar nga minuta e parë në këtë ndeshje, ku gjeti edhe golin.
Faktikisht, ishte pikërisht ai i cili i hapi rrugën drejt fitores Frozinones. Çuni arriti ta dërgonte topin në rrjetën e mbrojtur nga portieri i Volosit në minutën e 34-t të miqësores. Më pas verdheblutë shënuan edhe dy herë të tjera gjatë pjesës së dytë, për ta përfunduar ndeshjen në shifrat 3-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/