Përvec dëmtimeve të herë pas hershme, fati i keq e ka ndjekur Armando Brojën edhe në konkurrencë. Në momentin që sulmuesi ynë shkoi te Fulham, ideja ishte për të qenë ai sulmuesi kryesor. Jiminez ishte i dëmtuar dhe epoka e tij dukej e përfunduar në atë moment, ndërsa Muniz, ishte një sulmues që nuk kishte realizuar asnjë gol deri në momentin kur Broja mbërriti në skuadër.
Të gjithë kërkonin largimin e tij sa më parë nga fusha pasi nuk mund të shënonte dot. Por sapo Broja mbërriti, Muniz shënoi menjëherë golin e parë dhe më pas nisi golat radhazi në çdo ndeshje, aq sa tifozët po e krahasonin me Ronaldo fenomenin.
Një skenë e ngjashme po ndodh edhe te Evertoni. Broja dhe Calëert Leëin ishin dy sulmuesit që preferoheshin nga klubi, ndërsa Beto shkoi në Itali për të mbyllur marrëveshjen me Udinezen pasi nuk kishte hapësira te Everton. Pas dëmtimit të Brojës, klubi riktheu Beton për të pasur dy sulmues në organikë. Beto filloi me golat radhazi të shënuar dhe aktualisht është sulmuesi i parë.
Madje në ndeshjen e fundit ndaj Liverpul, Beto la në vend me një driblim të bukur Van Dijk, njeriun që nuk para gabon. Megjithatë mbrojtësi i Liverpul ka bërë një tjetër gabim fatal në humbjen 3-2 kundër Fulham, dhe këtë herë ishte Muniz që përfitoi nga gabimi i tij dhe dërgoi topin në rrjetë.
Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Liverpulit, Arne Slot, i doli në mbrojtje Van Dijk duke thënë: “Nuk ndodh shpesh që ne të pësojmë tre gola, lërë më në një ndeshje apo më keq, në 15 minuta. Van Dijk nuk është lojtari i parë që has vështirësi kundër Betos, por edhe ndaj rivalëve të tjerë që kishte sot, duhet t’i japim meritat edhe atyre. Unë akoma shoh gjëra që Van Dijk i bën shumë mirë në ndeshje, por kur ti ke luajtur 60 ndeshje në një kampion, do të ketë edhe momente të tilla, ku mund të bësh më mirë”, tha Slot. /Sport Ekspres/