Super Atalanta e Berat Gjimshitit! I heq Napolit përfundimisht titullin kampion, në garë për Champions League

Atalanta ka marrë sot një fitore të madhe në shtëpi kundër Napolit në shifrat 2-1. Ishte një fitore e madhe jo vetëm për faktin që u fitua ndaj ekipit të Antonio Conte, por për faktin se pas kësaj fitore, Napoli nuk ka më asnjë shans për të fituar titullin kampion.

E gjitha kjo falë triumfit të Atalantës, ndërsa aktualisht diferenca mes Interit dhe Napolit të vendit të tretë është 14 pikë. Buekuema solli avantazhin te Napoli në minutën e 18, teksa pjesa e parë u mbyll 0-1.

Përmbysja filloi në pjesën e dytë pasi Pasalic shënoi në minutën e 61. Ndërkohë në minutën e 81, Samardiz do të shënonte edhe golin e dytë, duke vendosur për fitoren e Atalantës që pas nisje katastrofale të sezonit, tani synon një vend që të dërgon në Champions League. Nga ana tjetër Berat Gjimshiti i cili ndiente disa shqetësime, ka hyrë në pjesën e dytë kundër Napolit duke marrë vendin e Scalvinit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/