Skënderbeu ka luajtur në ditën e sotme kundër Teutës. Korçarët kanë barazuar në shifrat 1-1 ndaj durrsakëve, teksa në fund ishte Ermir Rashica që arriti të shënonte. Lloci shënoi golin e parë për durrsakët në minutën e 11. Teuta do të mbante avantazhin për pjesën më të madhe të ndeshjes, por në fund, në minutën e 79, Ermir Rashica arriti të shpëtonte Skënderbeun.
Nga ana tjetër me shumë emocione është mbyllur derbi Partizani-Dinamo. Mandela do t’i jepte avantazhin Dinamos në minutën e 50. Ekipi i Ilir Dajës ishte shumë pranë fitores në derbi me Partizanin, por në shtesën e dytë, Bintsouka, gjeti golin që i dha pikën dhe nderin të kuqëve në derbi, në barazimin 1-1. /Sport Ekspres/