Supergoli i Dimarkos nuk mjafton, Napoli i shënon Interit në fund dhe mban garën hapur për titullin kampion

Nuk ka fitues në “Diego Armando Maradona”. Napoli ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Interit. Zikalrit kaluan të parët në avantazh. Dimarko realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit në minutën e 22-të të ndeshjes.

Megjithatë supergoli i mbrojtësit italian nuk mjaftoi për të marrë tre pikët. Billingu tundi rrjetën në minutën e 87, duke i hequr fitoren nga duart ekipit të drejtuar nga Inzagi. Me këtë rezultat ruhet ende diferenca prej vetëm 1 pike, duke lënë tërësisht të hapur garën për titullin kampion./Sport Ekspres/