Igli Tare ka dhënë një rrëfim të jetës së tij në një intervistë me Mira Kazhanin. Gjatë intervistët nuk mungoi as tema e Kombëtares shqiptare. Ish-drejtori sportiv i Lacios ka treguar detaje nga një takim i pak javëve më parë me Spaletin dhe Bufonin. Tare ka zbuluar se në kampin itaian ishin të shqetësuar për atmosferën e zjarrtë që do të krijojnë tifozët shqiptarë në stadiumin e Dortmundit.
“Përpara dy javëve isha në një event shumë të rëndësishëm në Itali. Pata rastin të përshëndetesha me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, me Bufonin e famshëm dhe me Spaletn, trajnerin e Kombëtares italiane. Ishin të shqetësuar për ndeshjen me Shqipërinë për faktin e atmosferës në stadium, sepse ishin të bindur që aty do të jetë një atmosferë shumë e zjarrtë nga ana e tifozëve tanë”, ka treguar Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/