Milani ka barazuar në shtëpi ndaj Sasuolos në shifrat 2-2. Kuqezinjtë u gjendën menjëherë në disavantazh me golin e Kone në minutën e 18. Por Bartesaghi në të 34 realizoi golin e barazimit.
Talenti i Milanit, 19-vjeçari, i dalë nga akademia, nuk u ndal duke gjetur golin e dytë në të 47. Megjithatë Lauriente prishi gjithë magjinë e Bartesgahit pasi një fitore e ardhur me dy golat e tij do të kishte tjetër peshë.
Kështu Sasuolo barazoi dhe portieri i Kosovës, Muriç, bêri çfarë mundi duke ndalur kuqezinjtë dhe duke i dhënë një shans tê madh rivalëve të tjerë për ta parakaluar. /Sport Ekspres/