Tani emrat nuk kanë rëndësi! Egnatia në Conference League, turi i tretë më i lehtë se turi i dytë

Tani emrat nuk kanë rëndësi! Egnatia në Conference League, turi i tretë më i lehtë se turi i dytë

Të flasësh për emrat modest të rivalëve të Egnatias në Europë në një moment të tillë pas humbjes 5-0 nga Brediablik do të ishte një çmenduri e madhe. Megjithatë për hir të informimit, duhet të tregojmë rrugën europiane të Egnatias.

Pas këtij eleminimi të turpshëm, Egnatia kthehet në turin e dytë të Conference League, atje ku do të përballet me humbësin e Dinamo Minsk-Ludogorest.

Ky tur do të jetë më i vështirë se i treti pasi në të gjenden emra më pak konkurrues sesa Dinamo Minsk apo Ludogorest. Shorti do të hidhet më pas, por rivalët e mundshëm për turin e tretë janë Zalgiris, TNS, Budonocst, Milsami.

Të paktën formalisht, pasi ndryshe nga dominimi në Shqipëri, Egnatia ka qenë shumë larg një historie krenarie për shqiptarët në Europë. /Sport Ekspres/