Kosova është duke u përgatitur për finalen e madhe kundër Turqisë, e cila do të luhet mbrëmjen e së martës, duke nisur nga ora 20:45. Arijanet Muriçi ka dhënë një prononcim të shkurtër për kanalet zyrtare të FFK-së. Portieri i Kosovës është shprehur se dardanët e kanë merituar kualifkimin deri në këtë fazë dhe se tashmë do të provojnë fitoren edhe ndaj Turqisë.
“Jemi gati për ndeshjen dhe besoj se do të jetë një ditë e bukur në Prishtinë. Do të japim gjithçka për të marrë këtë fitore. Deri në momentin e fundit nuk ka përfunduar asgjë dhe ja ku jemi tani. Tani gjithçka varet nga ne. Mendoj që e kemi merituar të jemi deri këtu dhe do të japim maksimumin për ta merituar fitoren. Sa i përket tifozëve, mbështetja e tyre ka qenë e jashtëzakonshme. Kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe na kanë dhënë forcë në çdo moment. Jemi shumë mirënjohës për këtë dhe shpresoj t’i bëjmë krenarë duke dhënë gjithçka në fushë”, ka thënë Arijanet Muriçi./Sport Ekspres/