Zvicra u eliminua në fazën çerekfinale të Kampionatit Europian mbrëmjen e sotme. Ishte Anglia ajo që i nxorri jashtë turneut pas ekzekutimit të 11 metërshave. Granit Xhaka ka zbuliar pas ndeshjes për “SRF”-në se ka luajtur i dëmtuar në këtë takim, prandaj nuk mund të jepte topa të gjatë apo të godiste portën.
“Tani mund ta them. Fatkeqësisht, të hënën bëra një skanim MRI, i cili zbuloi një fibër muskulore të këputur në aduktor. Kisha ndjenjën se skuadra kishte nevojë për mua. Doja gjithashtu të dërgoja një sinjal se jam ende gati dhe mund të ndihmoj edhe me dhimbje. Ju mund të shihni se unë definitivisht nuk mund të luaja me topa të gjatë ose të bëja një goditje në portë. Por gjithçka tjetër në fakt shkoi mirë”, ka deklaruar Granit Xhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/