“Tani po filloj të zemërohem”, Inzagi shfryn ndaj arbitrave: E pamundur të mos jepet ajo penallti, si mund të mos e shohin ata që rrinë ulur

Simone Inzagi është shfaqur i zemëruar në intervistën e tij për “DAZN”-in pas përfundimit të derbit. Trajneri i Interit ka akuzuar arbitrat për një penallti të padhënë në dëm të Turamit. Inzagi ka folur hapur duke theksuar faktin se po bëhet hera e 5-të që zikaltrit dëmtohen nga gjykimi i ndeshjes.

“E ndreqëm ndeshjen pas 3 shtyllave, 3 golave të anullua dhe një penalltie të bujshme të padhënë. VAR? Nuk dua të flas për këtë. Diskutimi është i gjerë dhe shkon përtej të sotmes. U rikthyem nga Bolonja, nga Superkupa, nga kjo ndeshje. Është pamundur të mos e japësh këtë penallti, është e pamundur. Është normale që arbitri të mos e shohë përse Teo ishte duke ardhur, por ata që rrinë ulur nuk mund të mos e thërrisnin. Po bëhet i 4-ti apo e 5-ti rast kundër Interit. Tani po filloj të zemërohem”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/