“Tare dhe Alegri i kanë dhënë identitet”, ish-lojtari italian: Milani është favorit për të fituar titullin

Milani ka marrë identitet. Këtij mendimi i qendron Simone Bralia gjatë një inteviste për “Tuttomercatoweb”. Ish-portieri italian është shprehur se Igli Tare dhe Masimiliano Alegrit i kanë dhënë Milanit një plan të qartë. Diçka e cila mungonte sezonin e shkuar, kur sipas Bralias nuk dihej se kush ishte udhëheqësi. 62-vjeçari beson se këtë sezon kuqezinjtë janë favoritët për të fituar titullin kampion.

“Pa Kupat e Europës, besoj se duke punuar javë pas jave, Milani mbetet një nga skuadrat që ka më shumë ngjasa ta fitojë kampionatin. Milani ka një karakter tjetër nga në të shkuarën. Vitin e kaluar, nuk ishte e qartë se kush ishte në krye, por tani me ardhjen e Tares dhe Alegrit mund të shohim një plan dhe identitet të qartë. Që në fillim të sezonit të fundit, te Milani kishte probleme me lidershipin, por këtë vit janë përcaktuar pastër detyrat mes klubit stafit të trajnerëve”, ka thënë Simone Bralia./Sport Ekspres