Bepe Marota ka nënkuptuar largimin nga Interi pas përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2027. Fabio Santini ka thënë për “Telenova”-n se nuk njeh drejtues të nivelit të Marotës, ndërsa si një pasardhës të denjë të tij sheh Igli Taren. Sipas gazetarit Italian, është skandaloze të shohësh se si një menaxher i kalibrit të Tares të jetë ende pa ekip.
“Nuk shoh menaxherë në lartësinë e Marotës. Duhet të shtoj se më duket skandaloze që një drejtor i cilësisë dhe inteligjencës së Igli Tares është pa asnjë skuadër. Ky mund të jetë një emër për pas-Marotën, pa harruar se rreth CEO-s së zikaltërve janë drejtorë si Auzilio dhe Baçini, të cilët janë rritur shumë. Ndoshta njëri prej tyre mund të marrë vendin”, ka thënë Fabio Santini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/