Viti 2026 ka nisur në mënyrën më keqe të mundshme për Al Nasërin. Verdheblutë kanë marrë sot humbjen e 3-të radhazi. Al Nasëri është mposhtur me shifrat 3-1 nga Al Hilali. Ronaldo shënoi gol në minutën e 42-të, por që në fund do t’i vlente vetëm statistikave të tij personale.
Al Dausari barazoi shifrat në minutën e 59, ndërsa më pas Kano (81′) dhe Nevesi (90’+2′) fiksuan shifrat përfundimtare në 3-1. Tashmë Ronaldon nuk e befasojnë më as himbjet, teksa u kap nga kamerat në stol duke qeshur në mënyrë ironike. Një goditje e rëndë për Al Nasërin, që në 31 dhjetor ishte 2 pikë më shumë se Al Hilali dhe tanimë gjendet 7 pikë më pak në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/