Pablo Zabaleta ka folur për emisionin “Paso” në “Top Albania Radio” në prag të nisjes së sfidës me Shqipërisë dhe Polonisë. Zëvendës trajneri i Kombëtares shqiptare ka shpjeguar zgjedhjet e Silvinjos, si dhe ka treguar se ekipi është përgatitur edhe për 11 metërshat. Zabaleta ka thënë se të 23 lojtarët e grumbulluar kanë praktikuar penalltitë në seancat stërvitore.
“Ndonjëherë duhet të marrësh vendime teknike. Muçi humbi disa ndeshje nga dëmtimet. Mehmeti u kthye në Kombëtare pas shumë kohësh. Kështu që i kemi besuar lojtarëve që bënë një ndeshje shumë të mirë kundër Anglisë në shtëpi. Kjo mendoj se është 11-shja më e mirë. Nuk do të ndryshojmë. Mënyra se si do t’i qasemi ndeshjes do të jetë e njëjtë. Të jemi të kujdesshëm në mbrojtje. Por gjithashtu do të jemi agresivë dhe të provojmë ta çojmë topin në zonën kundërshtare.
Manaj është një mungesë e madhe. Ka qenë sulmuesi ynë kryesor. Ai është shumë i mirë për të mbajtur topin dhe i jep mundësinë ekipit të shkojë përpara. Gjithashtu edhe për personalitetin e tij. Por ne kemi lojtarë të tjerë dhe kemi nevojë të besojmë për këtë ndeshje.
Kemi menduar edhe për penalltitë. I kemi praktituar. Të gjithë 23 lojtarët kanë kryer penallti në stërvitje, për të parë se sa të sigurt janë. Ndonjëherë në stërvitje nuk është njësoj si në stadium. Këtu jemi përpara 60 mijë njerëzve. Por shpresojmë të mos shkojmë drejt penalltive dhe ta fitojmë ndeshjen brenda 90 minutave”, ka thënë Pablo Zabaleta./Sport Ekspres/