Ernest Muçi është magjik! Futbollisti shqiptar po vazhdon që të dhurojë performanca mbreslënëse dhe një tjetër ndeshje të nivelit të lartë e dhuroi kundër Beshiktashit. Një ndeshje e përfunduar në shifrat 3-3 me një rast të artë që shqiptari kishte sërish në minutën e fundit, për të përmbysur ndeshje në 4-3. Trabzonspori është duke luftuar për titullin kampion dhe i duhej një fitore për të mbajtur ritmin, por për mënyrën sesi shkoi ndeshja e rëndësishme është fakti që shmangu humbjen.
Goli i parë i ndeshjes për Trabzonsporin u realizua nga Muçi dhe ishte vërtet i bukur teksa me topin në ajër goditi menjëherë duke gjetur cepin e rrjetës. Por më shumë sesa goli ajo që po flitet gjatë është një moment i pjesës së dytë. Kur rezultati ishte 2-3 në favor të Beshiktashit, Jursaek kishte një shans të artë për të mbyllur ndeshjen në 2-4. Një moment kundërsulmi me Jursaek të freskët pasi hyri në fushë në minutën e 77, ndërsa ishte minuta e 81 e ndeshjes.
Ernest Muçi ishte në fushën e Beshiktashit, por pasi pa këtë skenë ndezi turbon dhe përshkroi 60 metra duke arritur i pari te lojtari i Beshiktashit. Jursaek arriti ta kalonte Muçin, por humbi kohë në driblim dhe më pas e kishte më të vështirë pasi u mbulua edhe nga një tjetër lojtar, duke humbur shansin e golit.
Të gjithë po flasin në Turqi për këtë moment, veçanërisht tifozët e Trabzonspor të cilët shprehen se me këtë sakrificë të madhe që Muçi tregoi në këtë moment, kartoni i tij duhet të blihet menjëherë nga klubi. Kjo pasi nëse Jurasek nuk do të kishte mbulimin dhe humbjen e kohës së Mucit në atë moment, do të gjendej i vetëm para Onanës dhe me shumë gjasa do të kishte shënuar.
Për këtë rast ka folur edhe trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke. Tekke ka komentuar gjithashtu faktin sesi ka arritur të shëndërrojë Ernest Mucin. Ai u shpreh se klubi është kujdesur edhe për familjen e shqiptarit, duke i bërë një trajtim tjetër dhe njëkohësisht kanë krijuar raporte të forta emocionale me të, duke e mbajtur më afër. “Kur u kapëm në tranzicon, Muci ishte ishte atyt për të marrë topin nga Jursaek, megjithëse ishte një nga lojtarët më të largët, ia doli mbanë. Fizikisht dhe për sa i përket dëshirën, po jep gjithcka nga vetja. Cfarë i kemi bërë atij? Loja jonë dhe roli i tij është shumë i qartë, për mua futbolli është pak më ndryshe. I kemi dhënë një hapësirë të madhe Mucit dhe familjes së tij. Ne presim që Muci të shënojë ose asistojë në cdo ndeshje, e presim realisht këtë, lojtarët dhe stafi kanë krijuar një raport të afërt emocional”, tha Tekke. /Sport Ekspres/