Të gjithë i dolën kundër për shkak të Rusisë, lojtari rus i del në mbrojtje Mirlind Dakut: Është djalë i mirë

Pavarësisht se kanë kaluar javë të tëra nga ndeshja Shqipëri-Kroaci, në Rusi nuk e kalojnë dot mënyrën sesi u soll Mirlind Daku pas asaj ndeshje, veçanërisht për shkak të këngëve kundër Serbisë.

Megjithatë, një prej lojtarëve rus, ka dalë në mbrojtje të Mirlind Dakut. Kur të gjithë zgjedhin që të sulmojnë sulmuesin tonë për shkak të veprimit të tij, Ruslan Bezrukov ka vlerësuar së tepërmi shokun e tij të ekipit.

“E ngacmuam Dakun kur mbërriti këtu pas Europianit. E përshëndetëm në mënyrë shumë miqësore. Gjëja kryesore është që ai la mbrapa situatën dhe u përshtat mirë me ekipin. Daku është djalë i mirë”, tha Bezrukov. /Sport Ekspres/