Të gjithë kishin frikë nga “mallkimi” i para ndeshjeve të Kombëtares, Atalanta tregon situatën e dëmtimit të Berat Gjimshitit

Berat Gjimshitin e ka prekur “një mallkim” i para ndeshjeve të Kombëtares. Në kohët e fundit mbrojtësi shqiptar është dëmtuar shumë herë pak para ndeshjeve të Shqipërisë. Kjo e lidhur me faktin se Gjimshiti është një prej lojtarëve jo vetëm shqiptarë, por edhe europianë me më shumë ndeshje në sezon.

Situata do të jetë disi më e qetë këtë herë teksa pas eliminimit nga Kupa dhe nga Champions League, Atalanta do të luftojë vetëm në Serinë A. Gjimshiti ka ndierë shqetësime dhe është larguar para kohe në ndeshjen e fundit me ekipin e tij, duke ngjallur frikë te tifozët shqiptarë para ndeshjes me Anglinë për një tjetër situatë të përsëritur. Megjithatë klubi i Atalantës tregon se Gjimshiti është gati që për ndeshjen e radhës dhe dëmtimi i pësuar ishte fare i lehtë. /Sport Ekspres/