Të gjithë presin kalimin e Partizanit në finalen e “Final 4”, mos harroni….Skënderbeun!

Sot na pret një gjysmëfinale shumë emocionuese në Final Four. Skënderbeu do të përballet kundër Partizanit, në një ndeshje që do të vendos shumë sa i përket fitimit të titullit pasi njëra prej tyre do të shkojë në finale.

Statistikat flasin qartë për Partizanin, ka më pak gola të pësuara se Skënderbeu dhe më shumë gola të shënuara. Gjithashtu investimi i bërë në këtë sezon për të kuqtë është për titullin kampion, për këtë arsye morën edhe Orges Shehin në drejtim.

Nga ana tjetër, nuk duhet të harrohet Skënderbeu. Mbajtën vendin e 4 në renditje, lanë pas vetes një ekip si Tirana dhe kanë në përbërje disa lojtarë që i dëshirojnë të gjitha skuadrat në Shqipëri. Në një ndeshje 90 minutëshe ku presioni anon nga Partizani, Skënderbeu është gati për të shkaktuar dëm dhe për të dalë nga pritshmëria e të gjithëve. /Sport Ekspres/