Shorti i Europës mund të quhet me fat për të gjithë ekipet e Superiores. Egnatia do të përballet ndaj islandezëve të Breidablik, një prej kundërshtarëve më të lehtë të mundshëm në turin e parë në Champions League. Nga ana tjetër, Vllaznia dhe Partizani kanë po të njëjtin fat.
Vllaznia ka gjetur në turin e parë të Conference League skuadrën nga Letonia, Daugavplis. Një mundësi e artë për shkodranët që të shkojnë në turin e dytë të Conference League. Sa i përket Partizanit, të kuqtë do të masin forcat e tyre me skuadrën nga Estonia, Nomme Kalju. Ndërkohë sa i përket Dinamos, fati edhe më i madh për ekipin e Ilir Dajës që pas dënimit të një skuadër tjetër europiane e kanë kaluar turin e parë të Conference League pa luajtur fare, duke u gjendur menjëherë në turin e dytë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/