Një nga lojtarët më të mirë të futbollit në botë, Lamine Yamal, i habiti shumë njerëz me matjen para sezonit të ri. Në ekzaminimet zyrtare në Barcelonë para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, u zbulua se Jamal është 181 centimetra i gjatë, që është 10 centimetra më shumë se kur debutoi për klubin e famshëm katalanas dy vjet më parë.
Në atë kohë, Yamal ishte vetëm 171 centimetra i gjatë. Të gjithë në klub u habitën kur panë rezultatet e matjeve, sepse nuk prisnin që anësori të arrinte këtë gjatësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/