Te Ljubjana bëhen supersticioz para ndeshjes me Egnatian: Me këta arbitra kemi fitoren më të madhe në historinë e futbollit të Sllovenisë

Egnatia do të përballet nesër kundër Ljubjanës në turin e tretë të Conference League. Ndeshja e parë përfundoi në shifrat 0-0 me dominimin e vendasve, por këtë herë ndeshja luhet në Shqipëri dhe pritet që të luhet një “muzikë tjetër”.

Ndërkohë në Slloveni janë treguar pak supersticioz para ndeshjes me Egnatian. Ata kanë treguar se arbitrat e këtij takimi do të jenë një treshe zvicerane gjyqtarësh, Urs Shcnyder me ndihmësit Marco dhe Benjamin Zurcher. Ndërkohë gjyqtari i katërt do të jetë zvicerani tjetër, Sven ëolfensberger.

Por përse sllovenët janë supersticioz me këta arbitrat? Gjithcka e tregon media “Ekipa.svet”: “Pikërisht e njëjta skuadër arbitrash ishte përgjegjëse për përballjen e vitit të kaluar midis Olimpijës dhe Rijekës, 5-1. Ishte një nga fitoret më të mëdha në Europë në historinë e futbollit slloven për klube”, thotë media sllovene teksa në atë takim Ljubjana siguroi vjet kalimin në fazën e grupeve të Conference League. /Sport Ekspres/