“Të lutem, nuk mund të flas dot”! I prekur emocionalisht pas rënies në Kategorinë e Parë, trajneri i Skënderbeut shmang intervistën 

Sot është mbyllur java e fundit e Superiores atje ku janë vendosur përfundimisht verdiktet e këtij sezoni. Skënderbeu dhe Laci janë dy ekipet që do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë, ndërsa Tirana ka marrë Play Out-in pas fitores me Dinamon 0-2. 

Skënderbeut kishte fatin e tij sot në dorë në finalen kundër Bylisit, por humbi në shifrat 1-2 në shtëpi. Një situatë emocionale e vështirë, teksa trajneri Ernest Gjoka nuk ka dalë në intervistën për “RTSH Sport”. “Të lutem, nuk mund të flas dot në këtë moment, e kam të vështirë”, i ka thënë Gjoka gazetarit dhe është larguar menjëherë nga stadiumi. /Sport Ekspres/