“Të marrim fitoren ndaj Spanjës”! Arbër Hoxhës nuk i trembet syri: Nuk kemi rrugë tjetër!

Shqipëria do të përballet kundër Spanjës në ditën e hënë, ku do të vendoset gjithçka sa i përket kualifikimit tonë. Ndërkohë Arbër Hoxha ka dalë në konferencën për mediat dhe u shpreh i sigurt se Shqipëria do të luftojë për tre pikët.

“Aq minuta që më kanë dhënë kam dhënë maskimumin. Së pari jam shumë i lumtur që jam këtu. Ndaj Italisë nuk u çasëm mirë në sfidë, ndaj Kroacisë mund të bënim më mirë. Me Spanjën mund të bëjmë mirë dhe të marrim 3 pikët.

Spanja? Ka një grup të jashtëzakonshëm. Bënë një ndeshje të mirë ndaj Italisë dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën ne të hënën. Asgjë tjetër përveç fitores nuk ka jep kualifikimin.

Sa shanse kemi për kualifikimin? Duke parë që me Kroacinë luajtëm mirë, nuk u dorëzuam dhe ndaj Spanjës do të hyjmë në fushë vetëm për fitoren.

Emocionet? Çdo lojtar ka një motiv shtesë kur hyn  në fushë dhe merr mbështetjen e tifozëve. Më vjen mirë që shënuam golin e dytë dhe e ndihmova skuadrën të bënim mirë.

Paraqitja e mirë te Kombëtarja, a ju ngacmuan shokët e Dinamos Zagreb? Fola me to pas ndeshjes, më uruan për paraqitjen time të mirë. Kaq ishte e gjitha”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/