Kosova do të përballet me Zvicrën në Bazel për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Gazetari Arlind Sadiku ka intervistuar trajnerin e helvetëve, të cilin e ka pyetur edhe për tendencën e lojtarëve shqiptarë të lindur në Zvicër për të zgjedhur përfaqësuesen e Kosovës. Murat Jakini rendit si arsyen kryesore konkurencën e madhe që hasin te Zvicra, duke e parë zgjedhjen e përfaqësueseve të tjera si një mundësi për të pasur më shumë minuta.
“Pse shqiptarët e Zvicrës po joshen nga Kosova? Konkurrenca është e madhe. Kemi shumë lojtarë që gjenden në këtë situatë. Në fund zgjedhim lojtarët më të mirë dhe kemi shumë nga të gjitha vendet. Do të jetë një ndeshje e hapur. Jam i lumtur që do ta luajmë përsëri këtë ndeshje, sepse Kosova ka një skuadër shumë të mirë. Kanë treguar performanca shumë të mira”, ka thënë Murat Jakini./Sport Ekspres/