Wanda Nara nuk njeh limite! Gjithmonë e përfshirë në trekëndëshe dashurie, kjo është mënyra sesi Nara e rrëmben vëmendjen prej vitesh. Pasi ndau dy miqtë e ngushtë, Maxi Lopez dhe Icardi, tani është radha për të ndarë një çift. Futbollisti i Chelsea, Enzo Fernandez, kishte probleme të mëdha me gruan e tij Valentina Cervantes për shkak të Wanda Naras. Gjithcka nisi nga një mesazh që Wanda Nara i kishte shkruar Enzo Fernandez: “Të pashë në lagje, më telefono nëse do”.
Në fillim, sipas mediave argjentinase, Fernandez nuk iu përgjigj mesazhit, por ia tregoi menjëherë Valentinës dhe kjo lëvizje e zemëroi shumë Wanda Narën. Por e bukura e kësaj historie qëndron në faktin se Wanda Nara ishte prezantuese e emisionit Master Chef Argentina dhe Valentina Cervantes ishte një konkurrente në këtë emision.
Valentina Cervantes, e cila është 25 vjeç, shpejt doli hapur dhe mohoi çdo spekulim në lidhje midis partnerit të saj dhe Wandës. Ajo tha, “Po, e pashë lajmin. Jo, për aq sa di unë, nuk pashë asnjë mesazh. Jo, jo, Enzo nuk më tha kurrë për këtë. Jo, ai nuk më përmendi kurrë diçka të tillë”, tha Valentina. /Sport Ekspres/