“Të përgatitësh ndeshjet kundër tij është makth”, Ançeloti i thur elozhe Guardiolës: Ka disa ide që të bëjnë të mendosh shumë

Karlo Ançeloti i ka thurur elozhe Pep Guardiolës. Trajeneri i Realit të Madridit ka deklaruar për mediat se përgatitja e ndeshjeve kundër ekipit të Guardiolës është një makth. Ançeloti është shprehur se e repsekton shumë trajnerin e Mançester Sitit, pasi mendon se është një nga më të mirët në botë.

“Më duket një trajner që gjithmonë përpiqet të bëjë diçka të re në ekipin e tij. I ka sjellë shumë futbollit me lojën sulmuese, me pozicionimin, me presionin, me daljet nga pas. Ka qenë dhe vazhdon të jetë një inovator i futbollit. Kam shumë repsekt për të, sepse mendon se është një nga më të mirët, nëse jo më i miri. Sa herë që përballemi është një makth të përgatitësh ndeshjen, sepse ka gjithmonë ide që të bëjnë të mendosh”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/