Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani do të presin çiftin Egnatia-Partizani, për të parë se më kë do të ndeshen në fund. Në emisionin “Max Sport”, është diskutuar edhe për një përleshje të ndodhur pas ndeshjes, ku presidenti i Dinamos, Bardhi, është konfliktuar me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmanin. Gazetari Drilon Xhepollari ka sjellë raportimin e tij sa i përket këtij incidenti:
“Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Air Albania. Presidenti i Dinamos, Bardhi, goditi me grusht drejtorin e Vllaznisë, Osmanin. Më pas është dashur ndërhyrja e policisë. Osmani ka kërkuar që të bëj një deklaratë në polici për të shpjeguar se çfarë ndodhi. Ndërkohë Osmani ka diskutuar edhe me presidentin e Vllaznisë në lidhje me këtë rast. Një situatë e paprecedent, në përfundim të ndeshjes, presidenti Bardhi e përshëndetin e Vllaznisë, u takuan dhe më pas u largua drejt dhomave të zhveshjes, atje ku ndodhi edhe kjo skenë. Mbetet të shihet nëse do të ketë një denoncim nga Tefik Osmani, që e ka kërkuar një gjë të tillë”, tha Xhepollari. /Sport Ekspres/