Igli Tare ka nisur punën e tij për merkaton e verës. Alegri kërkon një mesfushor të nivelit të lartë për të ndihmuar Rabionë. Igli Tare ka piketuar lojtarin e Bajernin e Mynihut pëe të plotësuar kërkesën e Alegrit.
Bëhet fjalë për Leon Goretckën. Sipas “Milannews.it”, Tare ka nisur kontaktet me mesfushorin gjerman, të cilit i skadon kontrata në datën 30 qershor. Goretcka pëlqehet edhe nga trajneri Alegri për faktin se përbush kriterin teknik dhe atë karakterial për të qenë pjesë e Milanit./Sport Ekspres/