Nelson Weiper ishte ndër fjalët e para në Europianin e zhvilluar me U-21 vjeçarët. Sulmuesi shqiptar i shënoi të gjitha ekipeve të mëdha me fanellën e Gjermanisë, madje edhe në finalen kundër Anglisë U-21, atje ku Gjermania humbi mundësinë e fitimit të turneut.
Ndërkohë në mediat britanike ka qarkulluar lajmi së fundmi se Arsenali dhe Totenhemi kanë hyrë në garë për futbollistin shqiptar. Të dyja ekipet e Premier League janë duke ndjekur me vëmendje 20-vjeçarin e Mainz që ka karakteristika vërtet shumë të veçanta. Pak kohë më parë, ashtu si edhe Brajan Gruda, ëeiper u zotua se do të vijë te Shqipëria nëse nuk e merr Gjermania A. /Sport Ekspres/