“Nuk është ky momenti për një lojtar 21-22 vjeçar”! Kështu u shpreh Silvinjo, duke nënkuptuar edhe Anis Mehmetin që mbeti jashtë listës për ndeshjen me Serbinë. Lojtari më në formë nga Shqipëria është duke bërë namin në Championship në Angli.
Një kampionat me koeficent të lartë vështirësie, atje ku edhe Rei Manaj nuk ia doli dot që të luajë, pavarësisht se tentoi kalimin me një ekip anglez.
Ndërkohë Mehmeti po asiston dhe shënon thuajse çdo javë, por për Silvinjon nuk ka ardhur ende momenti për të. Ndërkohë menjëherë pas shpalljes së listës, Anis Mehmeti ka reaguar në rrjetet sociale ku shfaqet i buzëqeshur dhe lë një emoji me buzëqeshje, si një thumbim për Silvinjon dhe formën e tij aktuale. /Sport Ekspres/
Silvinjo e la jashtë listës, Anis Mehmeti…buzëqesh pic.twitter.com/Zv9N1ZN22L
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) October 3, 2025