Thanë se ndërroi menaxher për të luajtur te Shqipëria, rasti i Uzunit dhe Medon Berishës që tregojnë shumë për Silvinjon

Rezultatet e bëjnë një trajner të mirë apo të keq. E sigurt është se nuk ka asnjë trajner në botë që nuk e arrin pikun më të keq të eksperiencës së tij në një klub. Madje deri aty shkoi edhe Pep Guardiolën në sezonin e shkuar. Dalic i Kroacisë ishte disa herë pranë shkarkimit, edhe pas atij barazimi me Shqipërinë në Gjermani, por qëndroi dhe dje kualifikoi Kroacinë në Botëror.

5 herë e ka drejtuar në kompeticone kualifikuese dhe në 5 kompeticionet Kroacia është kualifikuar më tej. Për Silvinjon është folur shumë sa i përket ndërhyrjes nga menaxherat. Madje u tha se edhe Myrto Uzuni ndërroi menaxherin për të luajtur te Shqipëria. Megjithatë pak ditë më vonë qarkulloi lajmi në Itali se Uzuni është shumë pranë firmës me Cagliarin në Serinë A. Nga ana tjetër një histori e ngjashme ishte edhe ajo me Medon Berishën. Berisha dhe Silvinjo kanë të njëjtën menaxher, ndërsa Berisha shkoi papritur në Europianin e Gjermanisë kur nuk e njihte askush. Sot Medoni është bërë një nga yjet më të mëdhenj shqiptarë në Serinë A dhe nuk po luan në Kombëtare, pavarësisht se ka po të njëjtin menaxher. Kjo tregon se historitë e ndërhyrjeve nuk qënkan edhe kaq shumë të vërteta… /Sport Ekspres/