Bajerni i Mynihut është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bavarezët kanë mposhtur me shifrat 3-0 Lacion në Mynih, ku dominuan dukshëm sfidën. Furia e lojtarëve të Bajernit nuk lindi nga asgjëja.
Tuheli ka lujtur një rol të madh për t’u dhënë futbollistëve ngarkimin e duhur emocional për të mposhtur Lacion. Trajneri gjerman ka dhënë një fjalim motivues përpara fillimit të ndeshjes. Me sa duket, Tuheli ka qenë mjaft i përfshirë në fjalim, duke thyer gishtin e madh të këmbës së tij.
“Është e dhimbshme. Në fjalimin e fundit përpara se të fillonte ndeshja shkelmova derën. Ishte teknika e gabuar. Kam ndjesinë se është thyer”, ka thënë Tomas Tuheli pas përfundimit të ndeshjes për “CBS Sports”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/